Ronaldo e dëshiron Casemiron në Juventus

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Sipas Don Balon, sulmuesi Cristiano Ronaldo ka rekomanduar që mesfushori Casemiro t’i bashkohet Juventusit.

Portugezi 33 vjeçar ka braktisur skuadrën spanjolle, Real Madrid, për t’iu bashkuar Juventusit gjatë verës së kaluar, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Tani ai është duke i monitoruar edhe lëvizjet e 26 vjeçarit brazilian dhe dëshiron që ta sjellë atë në klubin italian.

Ndërsa kontrata e Casemiros me Real Madridin do të jetë vlefshme deri në vitin 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme