Ronaldo e preferonte Cityn para Unitedit

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ylli portugez dëshironte t’i bashkohej Pep Guardiolës në “Etihad Stadium”, por në fund përfundoi në “Old Trafford”

Cristiano Ronaldo e preferonte transferimin në Manchester City nga Juventusi.

Por, në fund në lojë u fut edhe Manchester United, i cili e riktheu atë.

Për këtë siguron mediumi “COPE”, përcjell “Gazeta Express”.

Mediumi spanjoll tutje raporton se 36 vjeçari ishte i gatshëm të përfundonte në “Etihad Stadium”.

Por, kampioni aktual anglez nuk mund ta shiste shpejt një sulmues për t’i bërë vend veteranit portugez.

City u mundua, por dështoi t’i shiste Bernardo Silvan, Gabriel Jesusin apo Riyad Mahrezin.

Prandaj, pista City ra në ujë dhe më pas në lojë u fut United.

Portugezi dëshironte të largohej gjithsesi nga Torino dhe në fund e zgjodhi ish-klubin e tij.

Të gjithë e presin debutimin e “CR7” në eksperiencën e tij të dytë angleze. 

Të ngjashme