Ronaldo është lojtari më i shpejtë që ka arritur 100 gola në shekullin 21

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Nuk mund të mohohet fakti që Cristiano Ronaldo është njëri ndër lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit.

Lojtari 35-vjeçar la shënuar 77 gola në 99 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat, përfshirë këtu edhe dy golëshin ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Por, kjo nuk është asgjë në krahasim me rekordin e tij te Real Madridi ku ka shënuar 100 gola në 105 ndeshje.

Kjo statistikë e bën atë si lojtarin më të shpejtë që arrin të bëjë këtë gjë në shekullin 21.

Transfermarkt ka përpiluar listën me lojtarët më të shpejtë që kanë arritur të shënojnë 100 gola, me portugezin që e mbanë vendin e parë:

10) Samuel Eto’o (Barcelona)
154 ndeshje – 100 gola

9) Ciro Immobile (Lazio)
147 ndeshje – 100 gola

8) Christian Vieri (Inter Milan)
138 ndeshje – 100 gola

7) Kylian Mbappe (PSG)
137 ndeshje – 100 gola

6) Robert Lewandowski (Bayern Munich)
136 ndeshje – 100 gola

5) Edinson Cavani (Napoli)
135 ndeshje – 100 gola

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme