“Ronaldo është më i mirë se Messi”

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Shumë njerëz të sportit, por edhe jashtë tij një herë në jetë janë përballur me pyetjen e sikletshme, që mbretëron gati dhjetë vite në futboll, dhe që ka të bëjë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Dy futbollistët e kanë dominuar futbollin në dhjetë vitet e fundit, dhe nga shumë kush janë cilësuar si futbollistët më të mirë në histori.

Por, përgjigje të ndryshme ka pasur kur është pyetur se kush nga këta të dy është më i miri.

Për yllin e Juventusit, Federico Bernardeschi, lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo, dhe për atë nuk ka dyshime.

“Ronaldon futbollist e njohim të gjithë dhe personalisht e kam konsideruar gjithnjë si më të mirin në botë, kam preferuar gjithnjë atë në krahasim me Messin”, ka deklaruar Bernardeschi.

“Tani kam zbuluar që është edhe një person i jashtëzakonshëm, djalë i përulur dhe me një poizitivitet që infekton gjithë ambientin, ndaj e preferoj para Messit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme