Ronaldo fantastik, 11 gola në 7 ndeshjet e fundit

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Ylli portugez u bë lojtari i parë në histori që regjistron numër dyshifror të golave që nga sezoni 2006/07 në njërën nga pesë ligat më të forta evropiane, respektivisht në 14 sezone radhazi

Cristiano Ronaldo po shkëlqen edhe këtë sezon në fanellën e Juventusit, shkruan Gazeta Express.

Ylli portugez e inspiroi ekipin “Bianconeri” në fitoren 2:1 ndaj Parmës të dielën mbrëma për ta ndihmuar kampionin aktual të shkëputet në katër pikë ndaj Interit.

Dhe, “CR7” po vazhdon të shënojë gola një pas një.

34 vjeçari arriti në kuotën e 11 golave radhazi në 7 ndeshjet e fundit në Serie A.

Gjithashtu, ai u bë lojtari i parë në histori që regjistron numër dyshifror të golave që nga sezoni 2006/07 në njërën nga pesë ligat më të forta evropiane, respektivisht në 14 sezone radhazi.

Statistika impresionuese këto, duke menduar se vetëm disa javë më parë flitej për një krizë të yllit portugez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme