Ronaldo fotografohet në fanellë të Manchester Unitedit për herë të pare që prej kthimit

Prishtinë | 01 Sht 2021 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është fotografuar në fanellë të Manchester Unitedit për herë të parë që prej kthimit të tij në Old Trafford këtë verë.

Ronaldo iu ribashkuar Manchester Unitedit nga Juventusit për 23 milionë euro të premten.

Superylli portugez nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me djajtë e kuq, me mundësi vazhdimi për edhe një vit tjetër.

Dhe, megjithëse numri që do ta bartë Ronaldo në fanellë ende nuk është zbuluar sepse Edinson Cavani po e mban numrin 7 tani për tani, Unitedi i postoi disa fotografi të Ronaldos të martën mbrëma.

Ronaldo shihet krenar dhe i lumtur në fanellën e kuqe të famshme.

36-vjeçari ishte pjesë e Unitedit për gjashtë vjet në të kaluarën, nga viti 2003 deri më 2009, dhe i kishte shënuar 118 gola në 292 ndeshje.

Të ngjashme