Ronaldo gaboi që iu ribashkuar Manchester Unitedit, thotë ish-sulmuesi i Arsenalit

Prishtinë | 20 Jan 2022 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo gaboi që iu ribashkua Manchester Unitedit dhe kthimi i tij në klubi u dëshmua si lëvizje e gabuar për të dy palët, sipas ish-sulmuesit të Arsenalit, Charlie Nicholas.

Legjenda e Arsenalit beson se dyshja Marcus Rashford dhe Mason Greenwood po vuajnë nga kthimi i veteranit portugez në Old Trafford, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi 36-vjeçari u kthye në Old Trafford nga Juventusi në gusht të vitit të kaluar.

Megjithatë, derisa Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Unitedit deri tani këtë sezon, ekipi ka bërë paraqitje të dobëta në fushë dhe ka bërë hapa mbrapa krahasuar me sezonin e kaluar, kur përfundoi në vendin e dytë në Premierligë.

Dhe Nicholas beson se të dy palët e marrëveshjes janë duke u penduar për vendimin e tyre, pasi Ronaldo ndihet i tronditur me rënien e Unitedit dhe Unitedi po vuan nga plani afatshkurtër.

“Kthimi i Cristiano Ronaldos në Manchester United nuk ka pasur aspak ndikim në zhvillimin e Mason Greenwood dhe Marcus Rashford këtë sezon”, tha Nicholas.

“Unitedi nuk blen lojtar të moshës së Ronaldos. Nuk ishte vendim i mençur nga Manchester Unitedi dhe nuk ishte vendim i mençur as nga Ronaldo”.

Ai shtoi: “A ka qenë Ronaldo sukses? Jo, por nuk mund ta fajësosh atë që shprehu dëshirën për t’u kthyer në njërin prej klubeve më të mëdha në botë.”

Të ngjashme