Ronaldo hap klinikë të transplantimit të flokëve në Madrid

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo do të nisë një biznes të ri, duke hapur një qendër të transplantimit të flokëve në Madrid, ndërsa e dashura e tij, Georgina Rodriguez, është caktuar si shefe e klinikës.

Sulmuesi i Juventusit ka bashkëthemeluar kompaninë “Insparya Group”, që ka një numër të qendrave nëpër Portugali, por tash ka plane për të hapur një edhe në kryeqendrën e Madridit.

Ronaldo raportohet se ka investuar rreth një milion funte në biznes dhe ambiciet e tij janë për të bërë kompaninë globale, meqë mendon të investojë edhe 25 milionë funte tjera gjatë tre-katër vjetëve të ardhshëm.

Ronaldo 34-vjeçar ka postuar një foto të tij me të dashurën Rodriguez në Instagram me shkrimin “Dita e Biznesit”.

“Pos futbollit jam pasionant për shëndetin, teknologjinë dhe hulumtimet, këto janë zonat ku kam dashur të investoj. Unë kam dashur që klinika e parë të jetë në Madrid, në qytetin ku kam jetuar për shumë vjet”, ka shkruar Ronaldo 34-vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme