Spektakël në Sochi, Ronaldo me het-trik kundër Spanjës

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 22:04 | Nga

Portugalia dhe Spanja kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin “Rusia 2018”.

3 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit, me Cristiano Ronaldon që ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes.

Portugezi shënoi golin më të shpejtë deri më tani në këtë Botëror, në minutën e 4, kurse realizoi edhe “hat-trickun” e parë.

Te Spanja më i miri ishte Diego Costa që shënoi dy gola, kurse një supergol e shënoi Nacho.

Në Grupin B lider aktual është Irani me tre pikë, kurse pas tij renditen me nga një pikë Portugalia dhe Spanja, kurse e fundit është Maroko.

Të ngjashme