“Ronaldo ia ka lënë Realit hapur dyert e rikthimit”

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-bashkëlojtari i yllit portugez, Jose Fonte nuk e sheh të pamundur rikthimin e “CR7” në “Santiago Bernabeu”

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në Real Madrid pas një kohë nuk do të ishte një befasi.

Për këtë është i bindur ish-bashkëlojtari i portugezit në kombëtare, Jose Fonte.

Sipas tij, 35 vjeçari ia ka lënë gjithmonë dyert hapur Realit për një rikthim të mundshëm në “Santiago Bernabeu”

“Unë nuk do të befasohesha nëse Ronaldo rikthehet në Real Madrid”, ka thënë Fonte për “talkSPORT”.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës dhe Manchester Unitedit e shijoi një eksperiencë përrallore në Madrid, ku u bë njëri prej legjendave të Realit.

Por, në dy sezonet e fundit ai është bërë pjesë e Juventusit, ku po luan po ashtu me sukses. 

Të ngjashme