Ronaldo, jashtë ekipit për turneun parasezonal të Realit

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 15:46 | Nga

Cristiano Ronaldo është lënë jashtë ekipit të Real Madridit për turneun parasezonal që do ta zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E ardhmja e Ronaldos është në dyshim, pasi katër herë fituesi i Topit të Artë raportohet se dëshiron largimin shkaku i akuzave për mashtrim me taksa, transmeton koha.net.

Ronaldo është në pushime në Ibiza. Në ekip nuk është përfshirë edhe Sergio Ramos, derisa Alvaro Morata pritet të jetë pjesë e ekipit

Ekipi i Real Madridit:

Portierë: Keylor Navas, Casilla, Rubén Yáñez dhe Luca.
Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Theo, Danilo, Quezada, Tejero, Achraf dhe Manu Hernando.
Mesfushorë: Kroos, Casemiro, Modric, Isco, Kovacic, Óscar dhe Franchu.
Sulmues: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Morata dhe Dani Gómez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme