Ronaldo kryen evazion fiskal, fsheh miliona euro

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 15:07 | Nga

Cristiano Ronaldo mund të ketë të njëjtin fat si Lionel Messi. Ylli portugez akuzohet nga autoritet në Madrid se ka fshehur plot 14.7 milionë euro.

Sulmuesi i Real Madridit në këtë mënyrë ka kryer evazion fiskal duke shmangur taksat, nga vitit 2011-2014.

Prokuroria pretendon se gjatë këtyre katër viteve, Ronaldo ka shmangur pagimin e një totali prej 14.7 milionë euro tek autoritetet tatimore spanjolle.

Kujtojmë që pak kohë më parë Messi është dënuar me 21 muaj burg, por që është lënë i lirë me kush pasi ka paguar një shumë të majme. Të njëjtën masë rrezikon edhe Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme