Ronaldo luan ndaj Ajax-it

Prishtinë | 09 Pri 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo i cili u lëndua në ndeshjen me Kombëtaren Portugeze po vuan nga dëmtimi në gju tashmë dy javë.

Si pasoje e lëndimit në prag të ndeshjes kundër Ajaxi-it nesër mbrëma, ende nuk dihet nëse numri 7 do të jetë që nga minuta e parë në fushë.

Megjithatë sipas mediave italiave, “Tuttosport”, gazetë e cila është e afërt me klubin bardhezi, u njoftua se Ronaldo do të luajë në ndeshjen kundër holandezve dhe gjithashtu ai pritet të jetë që nga minuta e parë.

Një lajm mjaft i mirë ky që ka gëzuar më së shumti tifozët e Juventusit në mbarë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme