Ronaldo mban takim sekret në një jaht me presidentin e PSG-së

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 18:32 | Nga

Cristiano Ronaldo ka mbajtur një takim sekret me presidentin e Paris Saint-Germian, Nasser Al-Khelaifi.

Dyshja raportohet në Spanjë se kanë diskutuar për një transferim rekord, shkruan The Sun, transmeton Klan Kosova.

Ata takimin e kanë mbajtur në një jaht në Ibiza.

Portugezi është duke kaluar një kohë të pushimeve në ishullin spanjoll.

Ai ka qenë i përfolur kohëve të fundit për një largim nga Real Madrid pas akuzave se i është shmangur tatimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme