Ronaldo: Mbappe ma kujton veten, i ka karakteristikat e mia

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka thënë se Kylian Mbappe ia kujton veten dhe se francezi ka shumë karakteristika të ngjashme me të.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Real Madridit ishte njëri prej yjeve më të mëdha në fund të viteve 1990-ta dhe në fillim të viteve 2000.

Fenomeni njihej për aftësitë e tij elegante dhe shpejtësinë e jashtëzakonshme me top.

Ai beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain Mbappe ka cilësi të ngjashme me të.

Mbappe ishte ndër lojtarët kyçë në triumfin e Francës në Kupën e Botës më 2018.

I pyetur se cili prej lojtarëve të sotëm i ngjan atij, dy herë fituesi i Topit të Artë tha se Mbappe i ngjan më së shumti atij.

“Ai ka karakteristika të ngjashme me mua. Ai ka cilësi të çmendura, ka teknikë të shquar dhe di sesi ta përdorë atë kur vrapon me shpejtësi të madhe”, tha Ronaldo për Mbappen.

Të ngjashme