Ronaldo mbetet te Juventusi deri në vitin 2023

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Ylli portugez Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e vitit 2023.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se portugezi është pajtuar të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022 edhe për një vit tjetër. Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare brenda këtij muaji.

Detajet e marrëveshjes së re të Ronaldos nuk janë zbuluar, por portugezi aktualisht te Juventusi ka një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh.

Sulmuesi 36-vjeçar këtë sezon ka shënuar 23 gola në 25 paraqitje për Juventusin në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Juventusit prej vitit 2018 kur u transferua nga skuadra e Real Madridit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme