“Ronaldo më i mirë se Cristiano”

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Ronaldo është më i mirë se Cristiano Ronaldo, thotë Christian Vieri.

Ish sulmuesi i Interit tashmë në pension, thotë se braziliani ishte më i frikshëm para portës se sa portugezi i Juventusit që është kthyer në makinë të golave, pasi numëron mbi 700 në karrierë.

“Jam shok i Ronnie dhe kam qenë me fat që kam luajtur me të në sulm. Ai i kishte të gjitha”, u shpreh Vieri.

Ai ishte shpërthyes, i fuqishëm dhe i shpejtë. Ai dukej si balerin, dukej sikur kërcente me top”.

“Mund të them se Ronaldo Braziliani është më i mirë se Cristiano Ronaldo”.

“CR7 është makinë lufte, ai është i admirueshëm për gjithçka që bën dhe për të gjitha gjërat që vazhdon t’i bëjë. Cristiano mund të luajë deri në 40 vjet me një cigare në gojë, siç thonë ata në Itali. Ai ka një fizik fantastik”

Të ngjashme