Ronaldo me mesazh për tifozët para derbit kundër Milanit

Prishtinë | 12 Qer 2020 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Futbolli italian po rikthehet këtë fundjavë pas pushimit tre mujor shkaku i pandemisë COVID-19.

Federata e Futbollit të Italisë ka vendosur që fillimisht të luhen ndeshjet e kthimit në Kupën e Italisë.

Sot (e premte), Juventus në ‘Allianz Stadium’ takohet me Milanin, në ndeshjen që fillon nga ora 21:00.

Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, dhe Cristiano Ronaldo është përkujdesur që t’ua dërgojë një mesazh atyre të fundit.

“Kudo që ju jeni, ne do të jemi gjithmonë së bashku”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e parë mes Milanit dhe Juventusit e zhvilluar në San Siro, ka përfunduar barazim 1:1.

Të ngjashme