Ronaldo mposht coronavirusin, del nga karantina dhe është gati për të filluar stërvitjet

Prishtinë | 30 Tet 2020 | 18:29 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo në testin e fundit të kryer ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe pas më shumë se dy javësh do të dal nga izolimi.

Ylli i Juventusit ishte prekur me Covid-19 sa ishte në tubim me Kombëtaren e Portugalisë, ndërsa humbi disa ndeshje të rëndësishme të Zonjës së Vjetër, përfshirë edhe atë me Barcelonën.

Klubi sot ka njoftuar që Ronaldo ka rezultuar negativ dhe është gati të kthehet në stërvitje, pasi ai gjatë gjithë kohës ka qenë asimptomatik.

“Cristiano Ronaldo kreu një test për Covid 19. Rezultati ishte negativ. Lojtari, pra, është rikuperuar pas 19 ditësh dhe nuk i nënshtrohet më izolimit në shtëpi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ronaldo mund ta bashkohet që nesër në stërëvitjen, ndërsa mund të jetë në fushë të dielën ndaj Spezias.

Të ngjashme