Ronaldo nuk beson se Juventusi është në nivelin e tij

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo mendon se Juventusi nuk është në nivelin e tij dhe kjo mund të çojë në një largim të bujshëm të tij në verë.

Superylli portugez i pati një javë të vështirë, pasi u eliminua herët nga Liga e Kampionëve për herë të tretë radhazi me Juventusin.

Ronaldo u fajësua në Itali për eliminimin e bardhezinjve nga Porto në 1/8 e finales, pasi ia ktheu shpinën topit dhe e lejoi atë të përfundojë në rrjetë pas gjuajtjes së lirë të Sergio Oliveiras, një gol që ia siguroi portugezëve kalimin në çerekfinale.

Sipas gazetarit të mirënjohur në Itali, Tancredi PAlmeri, burime brenda kampit të Ronaldos kanë thënë se pesë herë fituesi i Topit të Artë mendon se është mbi Juventusin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme