Ronaldo nuk njeh limite, thyen edhe një tjetër rekord të madh në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Ronaldo vazhdon me formën e tij të lartë.

Manchester United sonte arriti ta mposhtë Atalantan me përmbysje nga 0:2 në 2:3, shkruan Reporteri.net

Protagonist kryesor në këtë ndeshje si gjithmonë ishte Cristiano Ronaldo, portugezi shënoi gol në min e 82′ duke i dhënë një fitore të madhe “Djajve të Kuq”.

Me këtë gol të shënuar CR7 ka vendosur një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve.

Portugezi u bë futbollisti që shënon më shumë gola kundër ekipeve të ndryshme në LK.

36-vjeçari, në karrierën e tij ka arritur të shënojë ndaj 38 skuadrave në Ligën e Kampionëve, si asnjë futbollistë tjetër.

Përkundër moshës, Ronaldo po dëshmon se është ende në nivelin e tij më të mirë duke shënuar në pothuajse çdo ndeshje.

Të ngjashme