Ronaldo nuk u largua i vetëm, “rrëmbeu” te Reali dhe fizioterapistin e klubit

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 16:33 | Nga

Cristiano Ronaldo nuk është e vetmja blerje që Juventusi ka bërë këtë verë nga skuadra e Real Madrid.

Dje, stërvitjen e parë të Ronaldos me të gjithë shokët e skuadrës te Juventusi e ka ndjekur edhe fizioterapisti Javier Santamaria, i cili ka punuar te Real Madrid për 16 vite, shkruan “Corriera della Sera”.

Santamaria është një nga personat që e ka ndihmuar më së shumti Ronaldo-n për të qenë në formën e jashtëzakonshme të viteve të fundit. në vitin 2014 Ronaldo e mori me vete edhe gjatë grumbullimeve me përfaqësuesen e Portugalisë për Botërorin që u zhvillua në Brazil.

Në fakt, Juventusi kishte nevojë për të plotësuar stafit me një fizioterapist dhe kur Ronaldo bëri propozimin e tij, të gjithë mbetën të kënaqur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme