Ronaldo pajtohet publikisht se Messi ia “vodhi” Topin e Artë atij dhe Lewandowskit

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo e ka mbështetur publikisht pretendimin e faqes së një tifozi në rrjetet sociale se Lionel Messi ia vodhi Topin e Artë atij dhe Robert Lewandowskit.

Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde në karrierë, për lojtarin më të mirë të vitit, të hënën në një gala mbrëmje në Paris, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 gola, duke e lënë mbrapa Robert Lewandowskin e Bayern Munich me 580 vota. Jorginho i Chelseat ishte i treti.

Ronaldo – pesë herë fitues i këtij çmimi – përfundoi i gjashti me 435 vota.

Sulmuesi portugez i Manchester Unitedit i quajti fakte pretendimet e një tifozi se Messi nuk e ka merituar këtë çmim para tij apo para Lewandowskit.

Tifozi në fjalë e quajti triumfin e Messit “Vjedhje. Fëlliqësira. Turp.”

“Kushdo që është i mençur sa duhet e di se kush e ka merituar vërtet. Të marrësh çmime pa i merituar ato është lumturi, pa krenari”, shkroi tifozi.

Ronaldo iu përgjigj atij në një koment me “Fakte”, duke u pajtuar me pretendimet e tij.

Të ngjashme