Ronaldo, personi i parë që arrin 300 milionë ndjekës në Instagram

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Nëse ka një fjalë që mund ta karakterizonin më së miri Cristiano Ronaldo-n ajo është “rekorde”. Brenda dhe jashtë fushës së blertë. Sulmuesi i Portugalisë u bë para pak ditësh njeriu me më shumë ndjekës në Instagram, mbi 300 milionë, duke vërtetuar se është një ikonë e futbollit, por shumë më tepër.

Ndërsa sot, vetëm një llogari në Instagram ka më tepër ndjekës sesa Ronaldo, llogaria e vetë Instagram, që ka 397 milionë ndjekës.

36-vjeçari lë pas në këtë renditje figura të njohura të botës së spektaklit. I dyti në listë është aktori Dwayne ‘The Rock’ Johnson, me “vetëm” 246 milionë ndjekës. Ndërsa rivali më i madh i portugezit në fushë, Leo Messi, ka 81 milionë ndjekës më pak në Instagram.

Në vend të tretë është këngëtarja Ariana Grande me 244 milionë ndjekës, e pasuar nga Kylie Jenner me 241 milionë. Selena Gomez dhe Kim Kardashian vijojnë listën, me 238 dhe 229 milionë ndjekës respektivisht.

Të ngjashme