Ronaldo pranon ulje page për t’u kthyer te Unitedi

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Ylli portugez Cristiano Ronalo është i gatshëm të kthehet te skuadra e Manchester Unitedit. Madje, për të bërë një lëvizje të tillë, Ronaldo do të pranojë edhe ulje të pagës, ka njoftuar të premten e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.

Ronaldo, aktualisht është pjesë e Juventusit dhe me ekipin italian ka kontratë deri vitin e ardhshëm. Megjithatë, portugezi mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere pasi gjërat nuk kanë shkuar mirë këtë sezon për “Zonjën e Vjetër”. Paga vjetore e Ronaldos te Juventusi është 31 milionë euro por mësohet se 36-vjeçar mund të pranojë pagë dukshëm më të vogël për t’u kthyer te Unitedi pas 12 vjetësh por jo më të ulët se 20 milionë euro.

Ai ka qenë pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2003 deri në vitin 2009 kur u transferua te Real Madridi. Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për 30 milionë euro kurse këtë sezon ka shënuar 32 gola në 38 ndeshje.

Të ngjashme