Ronaldo pritet ta zgjasë kontratën me Juventusin

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo duket se do të rinovojë kontratën me Juventusin, sipas mediave italiane agjenti i tij i ka kërkuar të zgjasë kontratën e yllit portugez deri në qershor 2023.

Ish ylli i Real Madrid dhe Manchester United ka një vit të mbetur në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër dhe sipas raportimeve, ai dëshiron të zgjas qëndrimin e tij në klub edhe për një sezon më shumë.

Kishte zëra që Ronaldo ishte në bisedime për të zgjatur kontratën e tij me Bianconeri më parë këtë javë, por Sky Sport mohoi raporte të tilla.

La Gazzetta dello Sport gjithashtu raporton se negociatat midis dy palëve nuk kanë filluar ende, por Juventusi është informuar në lidhje me dëshirën e Ronaldos për të nënshkruar një zgjatje të kontratës deri në vitin 2023.

Juventusi është i vetëdijshëm që Mendes i ofroi Ronaldos PSG dhe Manchester United pas përfundimit të sezonit, por të dy klubet aktualisht nuk janë të interesuar të nënshkruajnë 36 vjeçarin, shkruan Footballitalia.

Juventusi kërkoi kohë për të marrë një vendim pasi Ronaldo është me pagën më të lartë në Allianz Stadium prej 31 milionë euro në vit.

Edhe pse ai ka shënuar 100 gola në tre vjet në Torino, pandemia COVID e ka bërë më të vështirë për Bianconerët që të paguajnë pagën e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Drejtori i Futbollit i Juventusit, Federico Cherubini pretendoi në fillim të kësaj jave nuk ka asnjë sinjal që Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi në verë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme