Ronaldo pritet të fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë”

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo do të fitojë për herë të gjashtë rekord “Topin e Artë”, raportuan mediumet në Itali të martën. Gazeta italiane “Corriere dello Sport” ka njoftuar se portugezi ka mposhtur Lionel Messin dhe Virgil van Dijkun në garën për çmimin prestigjioz, pas një interviste që ai ka dhënë për revistën “France Football”.

Revista franceze “France Football” ka të drejtat e plota të çmimit prestigjioz “Ballon d’Or” dhe ndan trofeun për futbollistin më të mirë në botë çdo vit.

Në Itali raportohet se udhëheqësit e“France Football” kanë shkuar në Torino për të darkuar me Ronaldon vetëm pak javë para se fituesi i këtij viti të bëhet publik (2 dhjetor), shkruan sot Koha Ditore.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është vlerësuar favorit për të fituar “Topin e Artë”, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve. Ai vlerësohej se do të përfundonte para Messit e Ronaldos.

Mirëpo raportohet se intervista me Ronaldon, që është publikuar nga “France Football” është vetëm një pjesë e vogël e bisedës së gjatë që është bërë me yllin e Juventusit, në të cilin ai flet edhe për kurorën e gjashtë të “Ballon d’Or”.

Të ngjashme