Ronaldo, problemi i Moratas

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 11:13 | Nga

Manchester United e dëshiron Alvaro Moratan në “Old Trafford”, por Cristiano Ronaldo po i mbanë peng të gjithë.
Sulmuesi spanjoll, Alavro Morata, do të largohet nga Real Madridi dhe destinacioni i mundshëm është Manchester Unitedi.

Por, sipas “Dario Goal”, paqartësia për të ardhmen e Cristianos Ronaldos, i cili flitet se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, po i mbanë peng “Los Blancos” e “Djajtë e Kuq” që hezitojnë të arrijnë marrëveshje.

Presidenti i klubit, Florentino Perez dhe trajneri Zinedine Zidane, duan që çështja e Ronaldos të zgjidhet sa më parë në mënyrë që ta hapen negociatat për Alvaro Moratan.

Sido që të jetë, në Spanjë janë të bindur se CR7 do të vazhdojë të qëndrojë në klubin ku ka shkruar historinë, derisa Morata do t’i bashkohet “Djajve të Kuq”.

Madje e dashura e spanjollit, Alice Campello, ia ka bërë “follow” Manchester Unitedit në “Instagram”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme