Ronaldo reagon me një postim emocionues për luftën në Ukrainë

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është futur në listën e sportistëve të mëdhenj që i kanë dalë në mbështetje Ukrainës, e cila po sulmohet nga agresori rus.

Ylli portugez e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit ka kërkuar që të ndalet lufta dhe që njerëzit të jetojnë në paqe.

“Ne kemi nevojë për një botë më të mirë për fëmijët tanë. Lutem për paqe në botën tonë”, ka shkruar 37 vjeçari në “Instastory”.

Edhe sportistë të tjerë po solidarizohen me Ukrainën, e cila po sulmohet nga të gjitha anët nga rusët. 

Të ngjashme