Ronaldo reagon pas fyerjeve raciste ndaj Koulibaly

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Futbolli italian vazhdon të ketë telashe me racizmin nëpër stadiume.

Edhe Cristiano Ronaldo ka bërë reagimin e tij kundër racizmit në futboll.

Ylli portugez ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet në një duel me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Edhe mesazhi, i shkruar në gjuhën italiane, ishte mjaft domethënës.

“Në botë dhe në futboll duhet të jesh gjithmonë i edukuar dhe të tregosh respekt. Jo racizmit dhe çdo lloj ofendimi dhe diskriminimi!!!”

Vetë Koulibaly, pas fyerjeve raciste në drejtim të tij në ndeshjen me Interin, shkroi në rrjetet sociale se ishte krenar për ngjyrën e lëkurës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme