Ronaldo i refuzon 100 milionë euro në sezon nga një klub i paemëruar

Prishtinë | 08 Kor 2018 | 18:26 | Nga

Real Madridi është duke u përgatitur për një jetë pa Cristiano Ronaldon, por sulmuesi portugez e ka refuzuar një kontratë prej 200 milionë euro nga një klub nga Superliga kineze.
Motivet sportive gjithmonë kanë qenë forcë shtytëse pas vendimeve të 33-vjeçarit, si në rastin kur ai zgjodhi ta braktiste Manchester Unitedin për të nënshkruar për Real Madridin në vitin 2009, transmeton Gazeta Express.

Ai ndien sikur marrëdhëniet e tij me Florentino Perezin janë dëmtuar në mënyrë të papërmirësueshme dhe tani dëshira e tij është ta shijojë një sfidë të re, diçka që kampioni i Italisë, Juventusi, ofron.

Duke pasur parasysh këtë, ish-ylli i Sportingut ka zgjedhur ta refuzojë ofertën nga Kina pasi klubi i parë që shfaqi interesim për të me një ofertë joshëse ishte Juventusi.

Një klub i paemëruar kinez i ka ofruar veteranit kontratë në vlerë 100 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshme.

Yje si Carlos Tevez, Oscar, Huld, Yannick Carraco dhe Nicolas Gaitan, tani luajnë në Azi të joshur nga kontrata fitimprurëse, por Ronaldo ndien se ende ka për të dhënë shumë në nivel të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme