Ronaldo refuzon ofertën e re të Realit

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 15:06 | Nga

Cristiano Ronaldo raportohet se ka refuzuar ofertë të re të Realit për të zgjatur qëndrimin në Madrid.

Sipas “Tuttosport”, portugezi ka refuzuar kontratën në vlerë prej 30 milionë eurosh në vit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte paralajmëruar në maj pas triumfit në Champions se ky ishte sezoni i fundit te Reali, transmeton Koha.net.

Sipas raportimeve, Manchester Unitedi, Juventusi dhe PSG-ja janë ekipet ku ai mund të vazhdojë karrierën.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, raportohet se po bën gati largimin e futbollistit nga Reali.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme