Ronaldo: Rekordet janë të mira, por me rëndësi fitorja e skuadrës

Prishtinë | 21 Kor 2020 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka thënë se rekordet janë të rëndësishme, por me rëndësi është që skuadra të fitojë. Juventusi triumfoi 2:1 ndaj Lazios të hënën mbrëma, duke iu afruar titullit të kampionit në Serie A.

Ronaldo ka realizuar një gol nga penalltia, ndërsa më pas shënoi edhe golin e dytë pas një asistimi nga Paulo Dybala. Për Lazion realizoi Ciro Immobile nga penalltia.

Me dy golat Ronaldo arriti një rekord, u bë lojtari i parë në që ka shënuar së paku 50 gola në Serie A, La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu u bë lojtari që ka arritur më së shpejti në shifrën e 50 golave në Serie A, duke iu dashur 61 ndeshje për këtë. Andriy Shevchenko kishte shënuar 50 gola në 68 ndeshjet e para.

“Rekordet janë gjithmonë të rëndësishme, por më me rëndësi është që skuadra të fitojë. Ne kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe e kemi dëshmuar këtë”, ka thënë Ronaldo për “Sky Sport Italia”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme