Ronaldo: S’ka nevojë të brengosemi

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Juventusi ka hyrë në një ecuri pa fitore, me ndeshjen ndaj Parmës që u mendua si sfidë e fituar, por që përfundoi me rezultat 3-3.

Një gol i Gervinhos në momentet e fundit të ndeshjes anuloi epërsinë prej dy golave të Juventusit për të nxjerrë një pikë të artë për skuadrën e Parmës.

Superylli Cristiano Ronaldo që shënoi dy gola në këtë takim nuk shprehu brenga.

“Ky është futbolli. Jam i kënaqur me golat, por jo me rezultatin”.

“Parma ka pritur që ne të bëjmë gabime dhe ne ishim shumë thellë në zonën tonë në minutat e fundti”, u shpreh Cristiano.

“Nuk mendoj se ka të bëjë me gjendjen tonë fizike. Ky është futbolli, të gjithë shikojnë Juven dhe na studiojnë si të na mposhtin”.

“Nuk jemi të brengosur, ne kemi besim në ekip, në teknikën tonë, në stafin dhe në trajnerin. Asnjë vend për brenga”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme