Ronaldo sportisti më i paguar në botë

Prishtinë | 03 Shk 2017 | 22:35 | Nga

Revista e famshme “Forbes” ka publikuar listën e sportistëve me më së shumti fitme në botë dhe kësaj liste i prin ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ai vitin 2016 e ka mbyllur me 70.6 milionë funte fitime. Kjo është hera e parë që Ronaldo mban pozitën e parë, derisa fitimet prej vitit 2015 i janë rritur për 6.6 milionë funte.

Rivali i Ronaldos, Leo Messi, është në pozitën e dytë me 65 milionë funte fitime dhe përcillet nga LeBron James me 61.9 milionë funte.

Tenisti Roger Federer është në pozitën e katërt me 54.4 milionë, ndërsa Kevin Durant mbyll top-pesëshen me 45.1 milionë funte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme