Ronaldo synon të luajë për shumë vite dhe ëndërron Kupën e Botës me Portugalinë

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo këmbëngul se ai synon të luajë për shumë e shumë vite tjera dhe po ëndërron fitimin e Kupën e Botës me Kombëtaren e Portugalisë.

35-vjeçari u emërua ‘Lojtari i Shekullit’ nga Globe Soccer Awards të dielën, pasi kishte fituar Topin e Artë pesë herë.

Megjithatë, edhe pse në ‘moshë të shtyrë’, ylli portugez nuk e mendon pensionimin, pasi synon të luajë edhe për shumë vite.

“Nuk ka rëndësi mosha. Ajo që është e rëndësishme është mendja”, ka thënë fillimisht Ronaldo për gazetarët.

“Nuk ka rëndësi nëse Cristiano Ronaldo është i mirë, ju nuk e dini nesër se çfarë do të ndodhë. Unë jetoj në të tashmen, në moment”.

“Momenti është i mirë, ndihem i lumtur, ndihem i mprehtë dhe në një moment të mirë në jetën time. Shpresoj të luaj shumë, shumë më shumë vite, por kurrë nuk e dini”.

“Ky është futboll, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër. Kur flas me djem të rinj gjithmonë them ‘shijoni momentin’ sepse kurrë nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Sytë e mi e shohin të ardhmen shumë, shumë të ndritshme, kështu që unë jam i lumtur me këtë”.

Ai ka fituar praktikisht çdo trofe në nivel klubi dhe ndërkombëtar, përveç një dhe ky është trofe që ylli i Juventusit synon ta fitojë.

“Ende ëndërroj për Kupën e Botës me Portugalinë. Është e mundur…”, përfundoi sulmuesi portugez.

CR7 do të jetë 37 vjeç në kohën kur turneu tjetër i Kupës së Botës do të zhvillohet në Katar në 2022. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme