Ronaldo: Ta bëjmë historinë me dy Champions radhazi

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 13:17 | Nga

Cristiano Ronaldo ndihet i gatshëm dhe nuk ka dyshime për fitoren e Champions League, në finalen e 3 qershorit ndaj Juventusit në Cardif.

“Do të fitojmë ndaj Juventusit dhe do të shkruajmë historinë, duke u bërë i pari ekip që fiton dy Champions radhazi”, deklaron portugezi.

Ronaldo tregon se ka një gjendje mjaft të mirë fizike dhe se ndihet në superformë për finalen e madhe. Portugezi lavdëroi edhe trajnerin madrilen, Zidane, duke e cilësuar si njëriun “kyç” të këtij suksesi.

“Ndihem mjaft mirë, madje mund të them se ndihem edhe më mirë se sezonin e kaluar. E gjithë kjo vjen falë një gjeniu si Zidane, i cili ka ditur të menaxhojë mjaft mirë energjitë tona. Këtë sezon kam luajtur më pak, por sërish jam një nga futbollistët më të aktivizuar të ekipit. Zidane është duke bërë një punë të shkëlqyer dhe po menaxhon mjaft mirë situatën brenda klubit”, tha Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme