Ronaldo thotë se Juventusi është përmirësuar me Sarrin

Prishtinë | 21 Tet 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo beson se skuadra e tij, Juventus, është përmirësuar nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Portugezi ka shënuar pesë gola në nëntë ndeshjet e para të Juves nën udhëheqjen e Sarrit.

“Kemi ndryshuar me Sarrin duke u përmirësuar”, ka thënë ai në një konferencë për media para ndeshjes me Lokomotivën e Moskës në Ligën e Kampionëve.

“Kam më shumë liri. Kemi ndryshuar shumë, po përmirësohemi dhe ka akoma gjëra për t’i rregulluar, por jam shumë i lumtur. Kemi bërë punë të mrekullueshme me Allegrin, por me Sarrin jemi përmirësuar”, ka shtuar ai duke theksuar se synim e kanë, pos Serisë A edhe Ligën e Kampionëve.Koha.Net.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme