Ronaldo thyen një tjetër rekord, barazon Platininë

Prishtinë | 06 Kor 2016 | 23:48 | Nga

Cristiano Ronaldo ka thyer një tjetër rekord në Evropian, pas gjysmëfinales së sotme të luajtur përballë Uellsit.

Ylli portugez është bërë lojtari i parë në histori të Evropianit që luan në tre gjysmëfinale. Më parë Ronaldo ishte bërë lojtari i parë që shënoi gol në 4 Evropiane me radhë.

Tashmë “CR7” është vetëm një gol larg Mishel Platinisë, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në të gjithë historinë e kampionateve evropiane. Për momentin ai ka barazuar rekordin e francezit me 9 gola të shënuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme