Ronaldo tregohet i madh edhe jashtë fushës

Prishtinë | 26 Qer 2017 | 09:52 | Nga

Ronaldo ia ka dhuruar Silvas çmimin e lojtarit të ndeshjes kundër Zelandës së Re.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, bëri një tjetër paraqitje të mirë në Kupën e Konfederatave, duke shënuar gol në fitoren e Portugalisë prej 4:0 ndaj Zelandës së Re, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes, por çmimin që mori ia ka dhuruar anësorit, Bernardo Silva, i cili gjithashtu shënoi gol.

Silva bëri paraqitje mbresëlënëse dhe Ronaldo vendosi që çmimin e fituar, që ishte për herë të tretë në po kaq ndeshje në këtë garë, t’ia dhurojë 22 vjeçarit.

Këtë e ka konfirmuar vetë transferimi më i ri i Manchester City, që la Monacon për klubin anglez.

“Faleminderit Cristiano”, ka shkruar portugezi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Portugalia do të përballet me Kilin në gjysmëfinale të Kupës së Konfedearatave. Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme