Ronaldo tregon aftësitë e tij me top në stërvitjet e Juves

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Juventusi është nikoqir i Romës në ndeshjen e xhiros së 21-të në Serie A që zhvillohet të shtunën në Allianz Stadium.

Zonja e Vjetër është duke i bërë përgatitjet finale për sfidën ndaj Giallorossëve kur kihet parasysh se tri pikët janë më se të nevojshme për të mbetur në garën për titull.

Dhe në stërvitjet e të enjtes, superylli Cristiano Ronaldo është kujdesur për pak spektakël me top.

Portugezi, i cili sot (5 shkurt) ka mbushur 36 vjet, ka treguar se jo vetëm që shënon gola dhe dhuron asistime, por ai di të bëjë zhonglerin e talentëve të rrugës.

Derisa skuadra bënte stërvitjet rutine të futbollit, kamerat e kanë kapur Ronaldon duke bërë disa lëvizje interesante me top.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme