Ronaldo tregon nëse Cristiano do të largohet nga Reali

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 15:14 | Nga

Ronaldo Nazario thotë se është “pothuajse i sigurt” se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Real Madrid.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, lidhet me një kalim në Manchester United e Paris Saint Germanin, pas lajmeve se dëshiron të largohet nga Real Madridi.

32 vjeçari është duke u akuzuar për evazion fiskal, që besohet se fshehu 14.7 milionë euro dhe kjo ka shtyrë që të marrë këtë vendim të papritur.

Sido që të jetë, legjenda e Brazilit, fenomeni Ronaldo, nuk mendon se CR7 do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

“Jam pothuajse i sigurt se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë”, tha Ronaldo për Gazzetta dello Sport.

“Kur dikush shënon 50 gola në vit, është e pamundur për një klub që të heqë dorë nga ai”, shtoi ish sulmuesi i Interit, Milanit, Realit e Barcelonës.

“Nuk mendoj se ka ndonjë ekip më të mirë për të”, përfundoi Ronaldo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme