Ronaldo u kthehet stërvitjeve

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo iu është kthyer stërvitjeve gjatë ditës së sotme me Manchester United

Futbollisti mungoi dje gjatë ndeshjes kundër Liverpool, të cilën “Djajtë e Kuq” humbën me rezultat 4-0.

Portugezi, të hënën, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, tregoi që i ka vdekur djali i tij foshnje, shkruan lajmi.net.

Pos fotove që u siguruan përgjatë kalimit të tij në qendrën stërvitore, nuk u dha ndonjë informacione tjetër shtesë.

Ndeshja e ardhshme e Man Utd do të jetë ajo kundër Arsenalit në fundjavë si mysafirë, në kuadër të Premier League.

Të ngjashme