Ronaldo vs Messi, cili do të jetë goleadori i 2017-tës?

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 15:40 | Nga

Cristiano Ronaldo dhe Messi do të përballen me njëri-tjetrin këtë të shtunë në një El Clasico të veçantë, për ta mbyllur vitin si golashënuesit më të mirë. Është mjaft interesant fakti që gjatë 2017-tës dy “yjet” që kanë dominuar futbollin botëror në dekadën e fundit kanë realizuar nga 53 gola në të gjitha kompeticionet ku kanë marrë pjesë në rang klubesh dhe kombëtaresh, pra janë në ekulibër të plotë, edhe pse duhet pranuar që CR7 ka  luajtur një numër më të vogël ndeshjesh (59 me 63). Kjo e bën që të ketë një mesatare më të lartë golash për ndeshje, 0.90 përkundrejt 0.83 të argjentinasit.

Të njëjtën shifër golash në 2017-tën kanë arritur të shënojnë Lewandoski i Bayernit dhe Cavani i PSG, por të dy këta këta sulmues nuk kanë më ndeshje për të zhvilluar në fund të këtij viti.

El Clasico do të jetë raundi final për duelin Ronaldo – Messi, mundësia e tyre e fundit për t’u nderuar si goleadori i vitit.

Cristiano nga 53 në total, 42 i ka shënuar me fanellën e Realit: 19 në La Liga, 19 në Champions, nga një në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës dhe dy në Botërorin e Klubeve. 11 golat e tjerë i ka realizuar me Portugalinë.

Messi, ndërkohë, nga 53 ka shënuar 49 me “blaugranat” dhe 4 me Argjentinën. La Ligan e mbylli me 39 finalizime, 5 gola në Kupën e Mbretit, 4 gola në Champions dhe një në Superkupën e Spanjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme