Ronaldo zgjedh formacionin e tij të ëndrrave

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur në Serie A, në La Liga dhe në nivelin ndërkombëtar me Brazilin, Ronaldo Nazario e ka pasur rastin të luajë me dhe kundër disa lojtarëve më të mirë në botë gjatë karrierës së tij 18-vjeçare.

Në mesin e të gjithëve lojtarëve dhe ish-lojtarëve më të mirë që ka parë, legjenda braziliane e futbollit e zbuloi ekipin e tij të ëndrrave, që nga tifozët është vlerësuar si njëra ndër formacionet më të mira.

Ai e zgjodhi Gianluigi Buffonin si portierin e tij, ndërsa në vijën e mbrojtjes vendosi t’i zgjedhë mbrojtësit anësorë brazilianë Cafu dhe Roberto Carlos e në qendër të mbrojtjes dy italianët, Paolo Maldinin dhe Fabio Cannavaron.

Mesfusha e tij përbëhet nga Zinedine Zidane dhe Andrea Pirlo, si dhe dy legjendat e futbollit argjentinas – Lionel Messi dhe Diego Maradona. Në sulm ai vendosi ta zgjedhë Pelen dhe veten.

Dy-herë fituesi i Topit të Artë i kishte shënuar 352 golave gjatë karrierës së tij me klube, përderisa kishte kontribuar edhe me 62 gola të tjera në 98 paraqitjet e tij për Kombëtaren e Brazilit. Gjatë karrierës ai kishte luajtur për Cruzeiron, Barcelona, Inter, Real Madrid, Milan, Corinthians dhe ekipin kombëtar të Brazilit. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme