Ronaldo zgjedh mes Lewandowskit dhe Kane

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 14:12 | Nga

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Real Madridit ta blejë Robert Lewandowskin para Harry Kane në afatin kalimtar veror, sipas mediumit spanjoll Diario Gol.

Superylli portugez beson se Kane do ta lërë në hije atë në “Santiago Bernabeu”, prandaj i ka bërë thirrje gjigantit spanjoll ta transferojë sulmuesin e Bayern Munichut në vend të anglezit, transmeton Express.

Për më tepër, fakti se sulmuesi polak e ka emëruar një agjent të ri në fund të muajit të kaluar ka bërë që mediat t’i rrisin spekulimet se ai vërtet dëshiron të kalojë në kryeqytetin spanjoll.

Në anën tjetër, forma e jashtëzakonshme e Kane në Tottenham e ka fituar vëmendjen e shumë skuadrave elite evropiane.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme