Ronaldon e Messin i ndanë vetëm një gol në top golashënuesit e dekadës

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është shpallur si golashënuesi më i mirë i dekadës, duke qenë para me vetëm një gol ndaj rivalit Lionel Messit.

Ylli portugez e ka shijuar një dekadë mjaftë të suksesshme me Real Madridi dhe Juventusin në nivel klubesh, po ashtu edhe me Portugalinë në atë të kombëtareve.

Individualisht, 35-vjeçari ka arritur të shënojë në total 550 gola, e që nënkupton se është para Messit që ka 549.

Më afër dyshes qëndron vetëm Robert Lewandowski që ka një dallim mbi 100 gola, pasi ka shënuar në total 417.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të përbërë nga 20 lojtarë të përzgjedhur nga IFFHS:

20# Harry Kane – 236 gola
19# Abderrazak Hamdallah – 237 gola
18# Nemanja Nikolic – 242 gola
17# Ali Ashfaq – 242 gola
16# Gonzalo Higuain – 242 gola15# Ali Mabkhout – 250 gola
14# Omar Al Somah – 255 gola
13# Romelu Lukaku – 258 gola
12# Karim Benzema – 259 gola
11# Eran Zahavi – 264 gola
10# Sebastian Tagliabue – 265 gola
9# Pierre-Emerick Aubameyang – 278 gola
8# Sergio Aguero – 302 gola
7# Neymar – 327 gola
6# Edinson Cavani – 334 gola
5# Luis Suarez – 335 gola
4# Zlatan Ibrahimovic – 340 gola
3# Robert Lewandowski – 417 gola
2# Lionel Messi – 549 gola
1# Cristiano Ronaldo – 550 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme