Rooney mesazh emocionues pas largimin nga Unitedi

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 17:15 | Nga

Wayne Rooney me një përshëndetje emocionuese i ka dhënë lamtumirën Manchester Unitedit.

Sulmuesi anglez pas 13 viteve është larguar nga ‘Old Trafford’, për t’u kthyer te Evertoni.

Rooney në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë me të cilët ka punuar gjatë kohës së tij te gjiganti anglez.

“Dua të falënderoj gjithë te Manchester United. Faleminderit për bordin drejtues, menaxherët dhe trajnerët për të cilët kam luajtur, stafin me të cilin kam punuar, bashkëlojtarët me të cilët kam punuar, dhe në fund për tifozët që kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe unë kam qenë me fat që kam luajtur për ata. Faleminderit për kujtimet”, ka shkruar Rooney

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme