Rooney parlajmëron Mourinho: Mos e shit Martial

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 08:53 | Nga

Golashënuesi më i mirë në historinë e Djajve të Kuq beson se potenciali sulmues i francezit mund ta kthejë atë në figurë kyçe në Old Trafford gjatë viteve në vijim.

Anthony Matial është “i jashtëzakonshëm”, thotë Wayne Rooney, ndërsa lë të kuptohet se shitja e tij do të ishte gabim i madh i Jose Mourinho.

Pasi nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme edicionin e shkuar, mediat kanë raportuar se 22-vjeçari është duke shikuar mundësinë e largimit nga Old Trafford.

Rivalët nga Premierliga, si Chelsea dhe Tottenham janë ndër skuadrat që kanë shprehur interesim për ta blerë sulmuesin që në Angli kaloi në vitin 2015.

Por legjenda e Djajve të Kuq shpreson që francezi nuk do të largohet nga skuadra këtë verë, sepse e konsideron lojtar me shumë potencial.

“Mendoj se ai është jashtëzakonisht i talentuar”.

“Por çështja është si ta nxjerrësh më të mirën nga ai. Duke e njohur atë, mendoj se nëse kjo e dyta bëhet, ai mund të jetë një ndër lojtarët mët ë mirë në ligë”.

“Ndoshta mund të jetë e vështirë ta njohësh mirë atë, për shkak të karakterit. Por kur të ndodhë kjo gjë, duhet ta mbani të lumtur”.

Francezi ka regjistruar 136 paraqitje për Djajtë e Kuq, në të cilat ka shënuar 36 gola. Nga 18 paraqitjet edicionin e shkuar ai ka arritur shifrën e nëntë golave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme