Rooney pezullohet edhe për një ndeshje tjetër

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Në agjendën e Wayne Rooneyt për këtë sezon të Major League Soccer (MLS), nivelit të parë të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje, pasi që sulmuesi anglez do të mungojë në dy ndeshjet e radhës shkaku i kartonit të kuq që e mori kundër New York Red Bulls.

Wayne Rooney u kap duke e goditur me parakrah në fytyrë Cristian Casseres Jr. Fillimisht gjyqtari e ndëshkoi me të verdhë, mirëpo, pas shqyrtimit të VAR-it, ndëshkimi u ndryshua në karton të kuq.

Pas këtij kartoni të kuq në disfatën 2:1 kundër Red Bulls më 21 gusht, Rooney mungoi në ndeshjen e radhës të klubit të tij, humbjen 3:1 kundër Philadelphia Union, të shtunën e kaluar. Tani, Komiteti Disiplinor i MLS ka vendosur ta shtojë edhe një ndeshje në pezullimin e tij.

33-vjeçari, i cili do të kthehet në Angli me Derby Countyn sapo të përfundojë ky sezon i MLS-it, tani do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Montreal Impact.

Rooney i ka shënuar 11 gola dhe i ka bërë shtatë asiste në 25 paraqitjet e tij për DC Unitedin këtë sezon. Atij i mungon vetëm edhe një gol për ta barazuar rekordin e sezonit të tij të parë me klubin amerikan, kur i kishte shënuar 12 gola. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme